Sanchez irritohet me Mourinhon, nuk shkon në stërvitje
Pëlqej
Manchester United do të luajë një ndeshje shumë të vështirë këtë mesjavë në UEFA Champions League përballë skuadrës italiane, Juventusi.

Skuadra e drejtuar nga Mourinho vjen nga një barazim me skuadrën e Chelseat, por duket se gjërat nuk janë edhe aq mirë.

Ditën e sotme në stërvitjen para sfidës me Juventusin që do të luhet nesër në "Old Trafford", portugezit i është shtuar edhe një problem.

Bëhet fjalë për sulmuesin kilian, Alexis Sanchez. 29-vjeçari kilian ishte në Carrington, por nuk u fut në fushë në shenjë proteste ndaj sjelljes së trajnerit.

Së bashku me Sanchez ishin dhe Fellaini, Phil Jons, McTominay, Jese Lingard dhe Diogo Dalot.
Shtuar më 22/10/2018, ora 16:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori