Sanchez në telashe, rrëfehet studentja: Më ofroi 1000 paund për seks
Një studente ka zbuluar se Alexis Sanchez i ka ofruar 1.000 paundë për marrëdhënie seksuale dhe se e ka tradhtuar katër herë në apartamentin e tij, në Kensington, pas shpinës të së dashurës së tij.

Dhe deklaratat e vajzës në fjalë, Paulina Sobirajska, rrezikojnë të vënë në telashe lojtarin më të ri të Manchester United.

Paulina, 20 vjeç, ka rrëfyer se Sançez i ka kërkuar të takohen disa herë me radhë pasi janë njohur në “Mayfair’s Novikov Bar” në Londër. “Më shikonte dhe buzëqeshte. Në fillim nuk e dija kush ishte. Dërgoi një mikun e tij për të më përcjellë një mesazh, i cili më tha se një i ftuar special ishte i interesuar të fliste me mua. Pyeta se cili ishte, e m’u përgjigj: ‘Alexis Sanchez’. Nuk e njihja… Më tha se Aleksisi i kishte kërkuar se sa do i kushtonte të bënte seks me mua. U befasova; për shaka i thashë 10.000 sterlina për ta bërë të dukej si budalla”.

Sanchez nisi menjëherë t’i dërgonte mesazhe në “WhatsApp”, pavarësisht se ndodhej vetëm 3 metra larg tavolinës ku Paulina po bisedonte me një mikun e saj. Lojtari i shkroi në anglisht: “Më pëlqen. Shihemi më vonë?”. Pasi Paulina pohoi, Sançez u “hodh në sulm”: “Sa do kushtonte të bënim dashuri bashkë?”. Përgjigja e zonjushës ishte gjithmonë 10.000, për shaka.

“500, kaq mund të bëj. Më thuaj ç’mendon. Tek unë mund të kesh besim, mos u shqetëso. Do argëtohemi. Apartamenti im nuk është larg prej këtej”. Në fund Sançez e rriti çmimin deri në 1.000 sterlina; ia dha Paulinës në kartëmonedha 20-she dhe i dërgoi adresën e apartamentit. “Në apartament, Aleksis më përqafoi e më ofroi shampanjë. Bëri striptizëm për mua, thjesht për kënaqësinë e tij. Ka trup fantastik. Është shumë argëtues. Flet gjysmë spanjisht e gjysmë anglisht dhe është një djalë i pashëm”.

Pasi la apartamentin në orët e para të 15 gushtit, Paulina mori një tjetër mesazh përpara orës 04:00, me propozimin për t’u takuar sërish. Bisedat vazhduan deri përpara Krishtlindjeve, deri kur Paulina zbuloi se Sançez po frekuentonte Majte Rodriguezin (28 vjeç), partneren aktuale të lojtarit, përmes një fotografie në rrjetet sociale. “Nuk më kishte folur për vajza të tjera, kjo më hidhëroi. Dukej sikur mes nesh kishte diçka. Tani mendoj se është një kokë m…”. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2018, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori