Sanchez-show, Arsenal tripletë ndaj Stoke City-t (VIDEO)
Arsenal ka mposhtur Stoke City-n në ndeshjen e javës së 21 të Premier League. "Topçinjtë" e Arsene Wenger fituan me rezultatin e pastër 3-0 falë një dopiete të Alexi Sanchez dhe golit të mbrojtësit francez Koscielny.

Me këtë fitore Arsenal ngjitet në kuotën e 36 pikëve në vend të pestë, aq sa ka edhe Southampton që në ora 17:00 luan në "Old Trafford" përballë Manchester United. /albeu.com/

Golat: Koscielny 6, Sanchez 33,49
Shtuar më 11/01/2015, ora 16:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori