"Sanchez vuajti nga Messi në Barcelonë"
Pëlqej
Arsene Wenger beson se Alexis Sanchez ka vuajtur në të njëjtën mënyrë si Neymar gjatë kohës së tij në Barcelonë për shkak të pranisë së Lionel Messit. Arsenali shpenzoi 40 milionë euro për të marrë kilenin nga "Camp Nou", më herët, këtë verë, me lojtarin në fjalë të vendosur për të bërë debutimin e tij parasezonal në turneun "Emirates Cup", ditën e djeshme.

Pavarësisht se ka luajtur kryesisht si një sulmues anësor për Barcën, Alexis Sanchez mund të vendoset si sulmues kryesor në "Emirates Stadium". Dhe Wenger sugjeron se ai do të shkëlqejë në këtë rol të ri, sidomos pa Mesin pranë, gjithnjë në qendër të vëmendjes.

"Hera e parë kur ra në radarin tim ka qenë koha kur luante me Udinesen dhe pastaj më pas, kur shkoi në Barcelonë. Ai është një sulmues i mirëfilltë. Që në fillim, Sanchez bëri një përshtypje të madhe në Itali. Situata për të ishte pak më e vështirë në Barcelonë, e njëjta gjë që po ndodh edhe me Neymarin në atë klub. Cilido sulmues do të eklipsohej te skuadra katalanase në prani të Leo Messit. Kur shihni Nejmarin me Brazilin dhe Nejmarin me Barcelonën ai nuk është i njëjti. Më pëlqen fakti se Sanchez mund të luajë majtas, djathtas, madje kjo është arsyeja pse ngulmova për të", tha francezi për "The Daily Mirror". /albeu.com/


Shtuar më 03/08/2014, ora 15:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori