Sancho drejt Premier League, përshëndetet me shokët e skuadrës
Jadon Sancho është përshëndetur me shokët e tij të skuadrës dhe me shumë gjasë nuk do të jetë më pjesë e Borusia Dortmundit.

Sipas mediave britanike lojtari u ka dërguar mesazhe lamtumirën dy shokëve të skuadrës, Achraf Hakimi dhe Mario Gotze.

20 vjeçari pritet të rikthehet në Premierligë pasi Manchester United është interesuar për të nënshkruar me talentin e verdhezinjve.

Përveç tij, gjermanët do të humbin Hakimin që pritet të bashkohet me Interin dhe Gotzen që i përfundon kontrata.
Shtuar më 29/06/2020, ora 13:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori