Sancho opsion i pamundur, Man.United rikthen interesin për Chiesan
Manchester United ka kthyer vëmendjen kah Federico Chiesa.

Së fundmi është raportuar nga ‘Bild’ se Jadon Sancho do të jetë pjesë e skuadrës së Borussia Dortmund edhe për sezonin tjetër.

Gjithçka si pasojë e një rinovimi të fshehtë kontratë nga Sancho, të cilin e ka konfirmuar Michael Zorc, drejtor sportiv i Dortmund.

Pas këtyre zërave, në Itali shkruajnë se vëmendja e Man United tani do të jetë te Federico Chiesa.

Chiesa do të jetë opsion më i lirë për ‘Djajtë e kuq’, me Fiorentinën që kërkojnë 60-70 milionë euro.

Në rast se United dështon edhe me Chiesa, Douglas Costa mbetet në mesin e alternativave.
Shtuar më 10/08/2020, ora 18:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori