Sancho paralajmëron talentin e Chelseat: Transferimi në Gjermani nuk është i lehtë
Pëlqej
Callum Hudson Odoi është lojtari që po kërkohet me ngulm nga gjiganti i Bundesligas, Bayern Munich.

Së fundmi, në çështjen Hudson – Bayern, është përfshirë edhe një nga talentët që po shkëlqen këtë sezon, Jadon Sancho, i cili aktivizohet te Dortmund.

Sancho e ka paralajmëruar të riun anglez se kalimi në Gjermani nuk do të jetë aspak i lehtë për të.

“Të gjithë kanë zgjedhje të ndryshme…. Transferimi në Gjermani nuk është i lehtë. Njerëzit mund të mendojnë se është e lehtë sepse unë po bëj mirë, por nuk është ashtu” ka thënë Sancho, transmeton lajmi.net.

“Duhet të kesh mentalitet të fortë. Gjithashtu duhet të sakrifikosh shumë gjëra si për shembull familja. Është shumë e vështirë” ka thënë tutje i riu anglez.

Së fundmi rreth kalimit të Odoi në Bundesliga ka folur edhe trajneri i Chelsea, i cili ka shprehur dëshirën që lojtari të qëndrojë në Londër. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2019, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori