Sane hedh poshtë zërat për një kalim të mundshëm te Unitedit
Ylli gjerman i Manchester City, Leroy Sane ka hedhur poshtë thashethemet që e lidhin atë me rivalët e qytetit, Manchester Unitedin.

Sane ishte i lidhur me një lëvizje shokuese te rivalë e qytetit, United.

Këto raporte të mediave erdhën duke pasur parasysh mungesën e kohës së lojës në këtë sezon nga Sane.

Por, sulmuesi anësor beson se ai është në klubin më të mirë për zhvillimin e tij dhe një transferim në "Old Trafford" nuk do të ndodh.

“Kjo nuk do të ndodhë. Kjo nuk do të ndodhë”, ka thënë fillimisht Sane për mediat angleze kur u pyetën rreth thashethemeve për një transferim te United.

“Jam vërtet i lumtur këtu dhe jam në skuadrën e duhur!”, përfundoi ylli gjerman.
Shtuar më 05/11/2018, ora 23:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori