Sane i buzëqeshur në stërvitjen e parë me Bayern (VIDEO)
Leroy Sane ka nisur stërvitjet te Bayern Munich.

Sane, bashkë me qendërmbrojtësin, Niklas Sule, nisën përgatitjet për sezonin e ri.

Ata ishin të vetmit që sot zbritën në qendrën stërvitore të Bayern Munich.

Në fakt, Sule po përgatitet për Champions Leaguen në gusht, kurse Sane s’ka të drejtë të luajë.

Sane u transferua te Bayerni nga Manchester City në ditët e para të korrikut.

24-vjeçari ka vendosur emrin e tij në një kontratë pesë-vjeçare deri më 30 qershor të 2025.

Shifra e transferimit të lojtarit nuk është bërë publike, por thuhet se Bayernit i ka kushtuar rreth 50 milionë euro.

Shtuar më 13/07/2020, ora 18:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori