Sane i humbi skedinën 34 mijë euro një tifozi, i kërkon falje

Të martën u shënuan shumë gola në Champions League ku Manchester City, Monaco, Bayer Leverkusen dhe Atletico Madrid dhuruan spektakël. Nuk ishte e tillë për një bastexhi gjerman që për pak sekonda mund të kishte fituar 34 200 euro.

Sipas gazetës gjermane “Die Welt”, Mustafa Celik kishte vendosur 1,90 euro mbi dy rezultate të sakta. Sipas skedinës së vendosur prej tij Manchester City do të fitonte 4-3 me Monaco dhe Atletico Madrid do të fitonte 4-2 me Bayer Leverkusen.

10 minuta nga përfundimi i ndeshjeve ai kishte në dorë një skedinë fituese, por në minutën e 82-të Leroy Sané shënoi golin e pestë për Manchester City. Mustafai i shkretë e postoi skedinën në Twitter duke i shkruar lojtarit: “Më detyrohesh 34 200 euro”.

Nuk ka vonuar as përgjigja e lojtarit i cili i shkruan: E lexova në gazetë, më vjen keq!


Shtuar më 23/02/2017, ora 10:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori