Sane kalon edhe vizitat mjekësore te Bayerni, tani pritet firma
Tashmë mungojnë vetëm detajet e fundit që Leroy Sane të quhet në të gjitha efektet një futbollist i Bayern Munich.

Pas mbrritjes në Bavari talenti i kombëtares gjermane i cili nuk luan prej një viti për shkak të një dëmtimi të rëndë, ka bërë hapin e radhës për të kompletuar transferimin e tij te kampionët e Gjermanisë. Sane ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe tashmë pritet vetëm firma mbi kontratë që marrëveshja të zyrtarizohet si nga Manchester City ashtu edhe nga Bayern Munich.

Në arkat e Citiziens do të shkojnë 50 milionë euro, një shifër ndjeshëm më e ulët kjo nga sa pretendonin anglezët një vit më parë, por dëmtimi i rëndë, kriza ekonomike nga COVID-19 dhe fakti që Sane-së i skadon kontrata pas 1 viti, kanë bërë që çmimi i tij në merkato të ulet.
Shtuar më 02/07/2020, ora 14:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori