Sane kthehet në stërvitje, Guardiola vendos mos e rrezikojë
Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola ka folur mbi rikthimin e Sane nw stwrvitje. Spanjolli u shpres se gjermanit do ti duhet edhe shumw kohw pwr tu kthyer nw fushwn e lojws pasi 6 muaj jashtw fushave janw shumw.

Leroy Sane kishte dëmtuar ligamentet e gjurit në ndeshjen e parë të sezonit 2019/20, në Community Shield kundër Liverpoolit në gusht. Ai ishte detyruar ta lë ndeshjen në gjysmë dhe iu pamundësua transferimi në Bayern Munich.

Bayerni raportohet se është ende i interesuar ta transferojë Sanen, pasi që 24-vjeçari e ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme me Schalken, Manchester Cityn dhe Kombëtaren e Gjermanisë gjatë pesë vjetëve të fundit.

Manchester City do ta trajtojë me kujdesin procesin e kthimit të futbollistit në skuadër. Guardiola e ka bërë të qartë se Sanes do t’i jepet aq kohë sa t’i duhet për t’u kthyer në formë dhe se ky proces nuk do të përshpejtohet.

"Ai ka filluar të stërvitet me ne. Kur je lënduar, veçanërisht si Sane për gjashtë muaj, ke nevojë për kohë për ta rikthyer tempon, ritmin, vetëbesimin në trupin tënd, në gjurin tënd dhe të mos mendosh më për lëndimin", ka thënë Guardiola.

"Ka nevojë për kohë. Nuk është si lëndim i kyçit të këmbës apo muskulor. Lëndimet në gju kanë gjithmonë nevojë për më shumë kohë për rikuperim. Atij i duhen edhe disa javë. Ajo që është e rëndësishme është se operacioni shkoi mirë dhe ai po shërohet mirë".

"Ai do të kthehet edhe më i fortë sesa që ishte më parë, por për momentin i duhet edhe pak kohë".
Shtuar më 08/02/2020, ora 10:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori