Sane mund të 'divorcohet' nga City në janar
Sulmuesi i krahut të majtë pritet t’i bashkohet Bayern Munichut në afatin kalimtar dimëror

Manchester City pritet ta shesë Leroy Sanen në afatin kalimtar të janarit.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi "The Athletic".

Kampioni anglez do të donte ta mbajë sulmuesin e krahut të majtë, por palët nuk janë afër vazhdimit të kontratës së re, ndërsa ajo aktuale do të skadojë në vitin 2021.

Interesim për futbollistin gjerman ka shfaqur Bayern Munichu, i cili synon ta transferojë atë gjatë janarit, eventualisht verën e ardhshme.

Sane aktualisht është i lënduar, ndërsa pritet të rikthehet në fushat e blerta në muajin shkurt të vitit tjetër.
Shtuar më 11/11/2019, ora 16:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori