Sane te Bayern? Flet Rummenigge
Presidenti i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka folur për transferimin e mundshëm të sulmuesit të Manchester Cityt, Leroy Sane.

Ai ka thënë se Sane nuk ka dashur të mbajë bisedime gjatë pushimeve të tij, derisa nuk e mohoi interesimin për të.

"Gjërat me Sanen qëndrojë se ai do të kthehet nga pushimet këtë javë. Gjatë pushimit të tij, ai nuk ka dashur të mbajë bisedime dhe ka dashur të mendojë për planet e tij personale për të ardhmen", deklaroi Rummenigge.

"Ne duhet të presim për të parë se çfarë do të ndodhë. Nuk është sekret që ne jemi në kërkim të një anësori pas largimit nga klubi të Riberys dhe Robbenit, du lojtarë që e formuan fytyrën e Bayernit prej shumë vitesh. Ne jemi në detyrë dhe duhet të presim se si do të zhvillohen gjërat", u shpreh gjermani.
Shtuar më 09/07/2019, ora 14:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori