Sane te Bayern, Guardiola ka gati 75 mln për zëvendësuesin
Pep Guardiola mund të humbasë shërbimet e Leroi Sane këtë merkato vere, pasi Bajerni i Mynihut vazhdon të insistojë për sulmuesin.

Një ofertë rreth 100 milionë euro do i bindë drejtuesit e Sitit, që do e lejojnë gjermanin të largohet.

Një largim i mundshëm i Sane, nuk e ka zënë të papërgatitur Guardiolën, që e ka gjetur zëvendësuesin. Bëhet fjalë për Mike Oziarbal, sulmuesin e Real Sociedad.

22-vjeçari është një nga talentet më premtues spanjollë dhe nën urdhrat e Pep Guardiolës, mund të shkëlqejë në Etihad.

Shtuar më 28/07/2019, ora 18:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori