Sane tek Bayern, flet Guardiola: Jemi të trishtuar
Leroy Sane është kthyer në objektivin e madh të Bayern Munich këtë merkato. SIkurse raportojnë mediat e huaja, kampionët e Gjermanisë kanë gati një ofertë prej 80 milionë eurosh për djaloshin.

Në këto rrethaha, edhe trajneri i kampionëe të Anglisë, Pep Guardiola, në një prononcim të tijin është shprehur se nëse lojtari dëshiron të largohet, atëherë e ka rrugën e hapur.

"Duam që ai të qendrojë dhe kemi gati një ofertë për të rinovuar me të. Po presim që ai të flasë me agjentët e tij dhe më pas është ai që vendos. Nëse do të largohet, atëherë të shkojë. Ne do jemi të trishtuar", është shprehur Pep.
Shtuar më 25/07/2019, ora 15:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori