Sane tregohet realist: E refuzova dy herë për t'u transferuar tek City
Pëlqej
Leroy Sane ë ka zbuluar një detaj interesant teksa ka folur për mediat angleze, ku ka treguar se ka refuzuar dy herë ofertat e trajnerit aktual të Liverpoolit, Jurgen Klopp.

“Ai më kërkoi sa isha pjesë e akademisë së Schalkes për tu transferuar te Dortmundi. Por unë nuk dëshirova të shkoja atje, pasi që besoja në perspektivën time te Schalke”, zbuloi fillimisht futbollisti.

Më pas ai tregoi se trajneri gjerman e kishte kërkuar te Liverpoolit, por që sërish kishte refuzuar të ishte nën urdhrat e Kloppit.

“Para se të shkoj te City, unë po flisja me ata. Jurgen më telefonoi, por që oferta më e mirë ishte e Citizens”, tregoi 22-vjeçari./albeu.com/
Shtuar më 13/01/2018, ora 13:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori