Santa Cruz dëshiron të kalojë në City
Albeu.com
Sulmuesi i Blackburnit, Roque Santa Cruz, zbulon se është i interesuar për kalim në Manchester City dhe të luajë krahas Robinhos.“Manchester City është ekipi i cili ka një forcë të madhe financiare dhe përgatitet të luftojë për tituj. Unë jam shumë i lumtur në Blackburn, por më pëlqen ideja të luaj në një ekip i cili do të luftojë për qëllime të rëndësishme”, ka thënë paraguaiani.

“Do të vazhdoj të angazhohem për Blackburnin, por nëse trajneri i Manchester Cityt është i interesuar për mua, do të doja t’i bashkohem Robinhos. Ai është lojtar fantastik dhe do të doja të luaj krahas tij”, shton Santa Cruz.
Shtuar më 14/10/2008, ora 16:17
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori