Santiago Bernabeu bëhet me tunel, punimet po vazhdojnë (FOTO LAJM)

Real Madrid ka treguar për zhvillimin e fundit rreth rinovimit të Santiago Bernabeut, ku nuk mungon edhe një tunel i madh që do të jetë në stadium.

Klubi ka bërë të ditur se tani është duke u hapur një tunel që do ta përshkojë gjithë stadiumin.

Ai do të shërbejë për shpërndarje logjistike, mirëmbajtje dhe ngarkim-shkarkim brenda stadiumit në mënyrë që të lirojë mjediset jashtë stadiumit, siç kishte kërkuar Këshilli i Qytetit të Madridit dhe ishte kusht që të jepej drita jeshile për projektin e rimodelimit.

Zhurma dhe tollovitë në mjediset e stadiumit do të shmangen dhe do të ketë një ecuri më efikase.


Një tjetër nga funksionet e tij do të jetë lehtësimi i hyrjes në fushë, pasi është krijuar gjithashtu një vend edhe për këtë gjë.

Tuneli do të jetë pranë parkimit të ri nëntokësor.


Aty do të kalojnë edhe autobusët e lojtarëve, e jo siç ka ndodhur zakonisht.
Shtuar më 05/11/2020, ora 18:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori