"Santiago Bernabeu", tifozët shpërthejnë ndaj Casillasit (VIDEO)
Pëlqej
Humbja për të dytin vit rradhazi në "Santiago Bernabeu" përballë Atletico Madrid në derbin e kryeqytetit spanjoll, nuk është kapërdirë lehtë nga tifozët e Real Madrid.

Fansat "Los Blancos" kanë qënë shumë të revoltuar gjatë takimit të djeshëm duke fishkëllyer portierin dhe kapitenin e skuadrës Iker Casillas pas golit të parë e për të vazhduar më pas me kërkesën për dorëheqje të presidentit Florentino Perez.

Politika e ndjekur nga klubi dhe shitjet e Angel Di Marias dhe Xabi Alonsons nuk u ka lënë shije të mirë tifozëve të Realit, të cilët gjatë ndeshjes thirrën disa herë: "Dorëhiqu Florentino". Fëshkëllima ka patur edhe për Karim Benzema.

Në fund të ndeshjes ishin pjesëtarë të Atletico Madrid që shkuan të ngushëllonin Casillasin e dërrmuar shpirtësisht. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2014, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori