Santon: Interi nuk po mban qëndrimin e duhur
Davide Santon ka paralajmëruar Interin se paraqitja jo e mirë në Europa League është si pasojë e qëndrimit dhe nuk ka të bëjë me kualitetin e skuadrës.

Nerazzurrët i kanë humbur dy ndeshjet e para në garën e dytë evropiane për nga rëndësia duke pësuar nga skuadra, si Hapoel Be’er Sheva dhe Sparta Prague.

Zikaltrit këtë të enjte do të luajnë kundër Southamptonit, ndërsa mbrojtësi italian ka kërkuar që skuadra të jetë më e vendosur.

"Mendoj se gjëja kryesore është qëndrimi që marrim në fushë. Mendoj se kemi një skuadër të fortë këtë sezon, por në shumë ndeshje na ka munguar qëndrimi i duhur”.

“Në Europa League kemi pranuar gola, jo për shkak të cilësisë së lojtarëve, por sepse nuk kemi hyrë në fushë me qëndrimin e duhur, prandaj ndodhin të tilla gjëra”.

"Mund të bësh gabime, por nuk guxon të mos e kesh qëndrimin e duhur dhe kjo e bën dallimin e veçantë në Evropë. Duhet të jesh i fokusuar për 90 minuta”, ka theksuar Santon. /Albeu.com/
Shtuar më 19/10/2016, ora 18:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori