Santos e zbulon: Ja kur këthehet CR7 te Portugalia
Mungesa e Cristiano Ronaldos me Porugalinë nuk është ndjerë aspak. Luzitanët kanë fituar dy takimet e para teksa sot kanë përballë italinë në “San Siro’’.

Megjithatë për mungesën e CR7 me përfaqësuesen është pyetur trajneri Fernando Santos.

Tekniku deklaroi se sulmuesi i Juventusit, mund të këthehet në fazën play off të kompeticionit UEFA Nations League.

“Do të shohim në mars nëse Cristiano do të kthehet. Nuk ka asnjë skuadër që ka Ronaldon dhe mund të thotë se nëse nuk e ke në dispozicion, luan më mirë. Ai është lojtari më i mirë në botë, vetëm kjo mjafton. E rëndësishme është që ai të tregojë se është më i miri, shpresoj që ta fitojë dhe Topin e Artë”. Perfundoi Santos.

Është përfolur shumë se vet Ronaldo, ka pasur një pakt me trajnerin teksa i ka bër të ditur arsyet se dëshiron më shumë kohë të ambjetohet te Juventusi. /albeu.com/
Shtuar më 17/11/2018, ora 12:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori