Santos paralajmëron Spanjën: Nuk kemi frikë askënd
Pëlqej
Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, ka paralajmëruar Spanjën se në Rusi, nuk ia kanë frikën asnjë kundërshtari.

“Nuk ka asnjë ekip perfekt dhe ne jemi gati, jemi përgatitur shumë mirë”, tha fillimisht Santos.

“Nuk duam të tregohemi arrogant, por kemi shumë besim. E dimë se mund të mposhtim çdo kundërshtar.”

“Largimi i Julen Lopetegui? Spanja është ekip i mirë, i bashkuar dhe nuk mendoj se do të ndryshojë shumëçka”, deklaroi ai. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2018, ora 18:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori