Santos: Robinho të presim
Vijon telenovela "Robinho". Sulmuesi brazilian, i kërkuar me insistim gjatë merkatos së dimrit nga klubi i Santosit, mund të transferohet në kampionatin brazilian menjëherë pas sfidës së dyfishtë të kuqezinjve në Ligën e Kampionëve ndaj Barcelonës.

"Djalli" duket se është i vendosur për ta lënë të lirë lojtarin vetëm pas takimit ndaj katalanasve, ndërsa gjithçka pritet të mbyllet mbi bazën e 8-10 milionë eurove. Për situatën e brazilianit ka folur dje edhe presidenti i ekipit të Santosit, Luis Alvaro Ribeiro, i cili ka deklaruar:

"Në mes të vitit 2013, më parë se të mbyllet merkatoja në Brazil, mund të ketë risi lidhur me të ardhmen e Robinhos. Edhe unë dua që një ditë ta shikoj sulmuesin të kthehet në Brazil dhe të veshë fanellën e klubit që drejtoi. Kjo, pasi si çdo tifoz i Santosit, ëndërroj një rikthim të tillë. Milani e di mirë ofertën tonë, të cilën shpresojmë që ta marrë në konsideratë para fundit të merkatos, në të kundërt më duhet të heq dora nga lojtari, pasi nuk e kemi luksin të shpenzojmë shifra të ekzagjeruara në merkato", u shpreh presidenti i Santosit. /albeu.com/



Shtuar më 09/02/2013, ora 18:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori