E FUNDIT/ Sulmohet Tom Doshi në Shkodër
Sapo kërkoi blerjen e një mbrojtësi, i dëmtohet i veti për disa muaj
Sikur të mos mjaftonte fakti që trajneri Ernest Gjoka e cilësoi repartin e mbrojtjes si më të dobtin te Vllaznia, duke kërkuar urgjent ndërhyrje në merkato, skuadrës i është shtuar një tjetër problem. Mbrojtësi Olsi Gocaj ka pësuar një dëmtim në meniskun e gjurit.

Pas ekzaminimeve të specializuara, stafi mjekësor i Vllaznisë përcaktoi se lojtari nuk ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, megjithatë shqetësimi lidhet me periudhën e rehabilitimit.

Dëmtimi rrezikon ta mbajë Gocajn jashtë fushave për disa kohë, duke ulur numrin e alternativave që trajneri ka në dispozicion për pjesën e mbetur të sezonit në repartin difensiv. /albeu.com/

Shtuar më 29/12/2017, ora 15:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori