Luka
Jovic në një intervistë të zhvilluar së fundmi ka thënë se koha e kaluar në
Real Madrid e ka zhvilluar atë shumë dhe kësisoj e ka bërë një lojtar më të mirë.
Los Blancos shpenzuan 60 milion euro për të transferuar
Jovic në Santiago Bernabeu nga
Eintracht Frankfurt.
Megjithatë, ai pati probleme të përshtatet me lojën e Zinedine Zidane dhe ai shënoi
vetëm dy gola në 32 paraqitje për
Real Madrid.
Jovic u lejua të kthehej në
Eintracht në formë huazimi gjashtë mujore dhe ka bërë një ndikim të menjëhershëm. Në
vetëm 76 minuta në fushë gjatë tre paraqitjeve, ai ka shënuar tre herë.
"Unë pata fat të keq te Madridi, me shumë lëndime dhe gjërat nuk shkuan siç duhet në mënyrë private për mua", u shpreh ai.
"Unë shënova dy gola në
Real Madrid, e këtu tanimë veçse kam shënuar tre herë. Besoj qe ka ndikuar minutazhi që kam pasur. Nuk është asnjëherë e lehtë të luash për një skuadër të tillë".
Reprezentuesi i Serbisë nuk po mendon se çfarë i pret e ardhmja në
Madrid, duke pretenduar se fokusi i tij i
vetëm është
vetëm Eintracht për momentin.
"Unë nuk dua të shikoj shumë larg në të ardhmen. Unë jam përqendruar te
Eintracht dhe forma ime në mënyrë që të jem në gjendje të luaj rregullisht përsëri shpejt, "tha ai.
"Unë nuk kam pse t’i provoj askujt asgjë. Unë e di që unë jam një lojtar i mirë dhe kushdo që do të më shohë do të dijë ta vlerësojë atë", përfundoi 23 vjeçari.
Shtuar më 26/01/2021,
ora 20:04