Thibaut Courtois e nisi mbarë sezonin me Realin e Madridit, duke
fituar ndeshjen e parë të La Ligas në fushën e Celta Vigos. Portieri 27-vjeçar belg, duket se ka
fituar qetësinë pas një sezoni për t’u harruar.
Kjo falë pranisë në jetën e tij të modeles italiane, Sara
Soldati, me të cilën është fejuar prej disa muajsh. Pas dështimit të lidhjes me spanjollen Marta Dominguez, me të cilën ka dy fëmijë,
Thibaut duket se ka gjetur ngushëllim në krahët e Soldatit.
Nëse u hedh një sy fotove të bukuroshes italiane, s’është e vështirë për ta kuptuar se përse
Courtois është kokë e këmbë në dashuri me të.
Shtuar më 20/08/2019,
ora 23:32