Sarri: Arthur është lojtar i Barcelonës. Pjanic? Ai është në dispozicion
Në prag të ndeshjes me Lecce-n në Serie-A, trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri ka dalë në një konferencë për shtyp, ku foli në lidhje me sfidën e nesërme, por edhe transferimin e Arthur Melos në Torino.

Tekniku Italian mendon se të gjitha ndeshjet e tanishme janë të vështira, ndërsa për Arthur, Sarri u shpreh se nuk i ka pëlqyer fakti se trajneri i Barcelonës, Setien ka folur për Pjanic.

Titulli– “Nuk e pashë ndeshjen e Interit, po punoja. Pashë vetëm një pjesë të Atalanta-Lacio. Duhet të shohim shumë rezultatet tona dhe fare pak ato të rivalëve. Në këto momente nuk kemi një avantazh të konsiderueshëm, janë edhe 33 pikë në lojë”.

Lecce – “Të gjitha ndeshjet janë të vështira, sidomos në këtë periudhë. Duhet të tregohemi të aftë në minutat e para. Gjendja fizike nuk është optimale dhe kalendari është i ngjeshur. Leçe luan një futboll të bukur dhe rezultatet më të mira i ka marrë në transfertë”.

Pjanic- “ Unë nuk e di situatën. Ai është në dispozicion dhe po përmirësohet. Kam një konsideratë të madhe për këtë lojtar”.

Arthur – “Ai është lojtar i Barcelonës, më duket diçka negative të flas për të. Njësoj siç nuk më ka pëlqyer kur trajneri i tyre foli për Pjanic. Nuk dua të jap asnjë koment”.

Higuain dhe Ramsey– “Higuain ishte kundër rifillimit të kampionatit. Ai është një djalë i ndjeshëm dhe problemet personale e kanë prekur. Pipita mund të luajë vetëm një pjesë loje në këto momente. Njësoj edhe për Aaron Ramsey. Të dy po rriten dhe po e marrin veten”.
Shtuar më 25/06/2020, ora 19:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori