Trajneri italian i Chelseat, Maurizio
Sarri, ka thënë se ai duhet të punojë më shumë për të përmirësuar
mbrojtjen, nëse ata e kanë qëllim të arrijnë ta fitojnë ndonjë titull të rëndësishëm këtë sezon.
“Jam shumë i lumtur me rezultatet e lojtarëve të mi, por unë e di se duhet të përmirësohemi edhe më shumë. Ne kemi kualitet, aftësi teknike dhe duhet ta përmirësojmë
fazën e mbrojtës, përndryshe nuk jemi mjaftueshëm të mirë”, ka thënë
Sarri.
“Kur nuk e ke
mbrojtjen e mire, nuk mund t’i arrish disa synime shumë të rëndësishme. Kur unë flas për
fazën e mbrojtjes, nuk po flas vetëm për mbrojtësit por për të gjithë skuadrën sepse është e rëndësishme që ne të mbrohemi edhe në anën e kundërshtarit dhe ta mbajnë topin në atë anë të fushës”. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2018,
ora 18:35