Sarri e nis me humbje, Tottenham i jep leksione "falas" Juventusit (VIDEO)
Juventus e ka nisur me krisje dhe humbje sezonin e ri futbollistik. Kampionët e Italisë janë mposhtur në limitet e kohës së rregullt nga Tottenham Hotspur në ndeshjen e parë të Kupës së Kampionëve International.

Bardhezinjtë regjistruan disfatë 3-2 kundër nënkampionëve të Europës. Por ajo që është më e rëndësishme ishte paraqitja e skuadrave dhe gjendja emocionale e Cristiano Ronaldos. Edhe pse një miqësore, portugezi dëshironte që ta mbyllte në fushë, por Maurizio Sarri e zëvendësoi pas 62 minutash lojë.

Kjo solli revoltën e 34 vjeçarit që u përplas verbalisht me teknikun. Gjithsesi, ajo që do të mbahet mend nga kjo miqësore është edhe goli i realizuar nga Harry Kane. Anglezi shfrytëzoi një top të fituar nga Lucas në mesin e fushës dhe duke parë daljen e Szczesny e drejtoi drejt portës, duke e lëshuar në rrjetë.
Shtuar më 21/07/2019, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori