Sarri hap dyert e Chelseat për John Terry-n
Pëlqej
Trajneri i Chelset, Maurizio Sarri ka treguar sot se John Terry do të kthehet në klub si pjesë e stafit të trajnerëve.

“Nuk e di tani situatën e tij. Po flas ashtu si kam menduar një javë më parë. Chelsea është shtëpia e tij, natyrisht”, tha ish trajneri i Napolit në konferencën për shtyp.

“Ai me ka thënë diçka tjetër. Ai me ka thënë se dëshironluaj. Nuk e di. Me duhet të flas me të. Sigurisht ai është një pikë reference për mua, për të gjithë këtu. Varët nga ai. Nëse ai dëshironluaj edhe për një sezon tjetër mendoj që ka të drejtë të përpiqet të luaj. Nëse ai dëshiron të na ndihmojë ne, unë jam shumë i lumtur ta kem, qoftë edhe si staf i trajnerëve” ka përfunduar Sarri./albeu.com/


Shtuar më 14/09/2018, ora 17:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori