Sarri: Higuain lojtari i madh
Maurizio Sarri ka dhënë disa komente mbi Gonzalo Higuain i cili po kthehet në formën e tij më të mirë.

Një gjë të tillë duket se e ka vërejtur edhe Sarri, i cili ka thënë se Higuain ka ndryshuar.

Gonzalo është një lojtar i madh, i cili kaloi një sezon të vështirë. Këtë verë, unë pash atë teksa stërvitej me një nivel të lartë motivimi. Në Londër, unë kisha dëgjuar komente nga ai që nuk më pëlqyen, por tani ka ndryshuar” ka thënë Sarri.

“Kur ai ka motivimin e duhur, ai është lojtar shumë i rëndësishëm” ka shtuar tutje trajneri i Juventus.
Shtuar më 01/11/2019, ora 22:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori