Sarri i ka të numëruara orët në Londër
Aventura e Maurizio Sarrit te Chelsea duket se është në orët e fundit, pasi humbja e bluve ndaj Evertonit dhe vetë deklaratat e teknikut pas ndeshjes, kanë bindur Abramovichin të ndërhyjë për të ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin italian.

"Dukej sikur nuk donim të luanim. U dorëzuam pa filluar mirë loja dhe nuk treguam as gjysmën e grintës së kundërshtarëve në fushë", tha trajneri italian në përfundim të sfidës, duke lënë të kuptohet se skuadra nuk i bindet.

Pikërisht për këtë arsye, Abramovich po mendon të mos presë fundin e sezonit për të shkarkuar Sarrin, por të ndërhyjë menjëherë, duke shfrytëzuar pushimin për kombëtaret, dhe të sjellë një tjetër trajner në krye të skuadrës.

Të paktën kjo është ajo që pretendojnë mediat angleze, sipas të cilave Sarri mund ta mbyllë bashkëpunimin e tij me Chelsean brenda mesjavës, pasi edhe vetë tekniku nuk kamë optimizëm se mund të ndryshojë diçka, për më tepër që merkatoja e londinezëve është e bllokuar. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2019, ora 23:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori