Sarri i pakënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij
Pëlqej
Maurizio Sarri ishte i pa impresionuar me paraqitjen e ngadaltë të Chelsea kundër BATE Borisov pavarësisht se skuadra e tij fitoi 1-0.

“Ne nuk luajtëm shumë mirë. Nuk me pëlqeu pjesa e parë sepse ne e lëvizëm topin ngadalë”, tha Sarri për gazetarët.

“Ishte shumë vështirë të jemi të rrezikshëm, por ne ishim më të mirë në 25 minutat e parë të pjesës së dytë. Ne nuk arritëm ti menaxhojmë mirë edhe 15 minutat e fundit”.

“Gjëja më e mirë e kësaj ndeshje është rezultati. Nuk ishte lehtë që të luajmë mirë këtu, për shkak të kushteve dhe motit”, përfundoi Sarri.
Shtuar më 08/11/2018, ora 23:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori