Sarri i trishtuar me humbjen ndaj Leipzig, shpreson mos ketë pasoja
Maurizio Sarri u shfaq më tepër se i zhgënjyer pas humbjes 1-3 me Leipzigun në përballjen e parë të fazës së 1/16 të Eruopa League. Tekniki i Napolit nuk i kursen kritikat ndaj futbollistëve të tij, pasi kualifikimi tashmë mbetet një mirazh.

“Bëmë një ndeshje të keqe. Jam shumë, shumë i zhgënyer. Fanella e Napolit duhet të nderohet gjithmonë. U futëm në fushë pa vendosmërinë e duhur, shpresoj që të ky rezultat të mos ketë pasoja.”

58-vjeçari nuk gjen paqe, sidomos për rastin e goliut të tretë të pësuar me kundërsulm.

“Nuk mund të ndëshkohesh në këtë mënyrë me dy mbrojtësit qendrorë që mbetën në zonën e kundërshtarit dhe nuk denjuan të ktheheshin në pozicionet e tyre. Në Europë, me një rezultat 1-2 gjithçka është e hapur. Është një sinjal i keq për të ardhmen, shpresoj të mos ndikojë. Kuptova që kjo skuadër është ende e papjekur në nivelin e maturisë. Nuk po arrijmë të luajmë me të njëjtin shpirt gare në të gjithë kompeticionet.” pwrfundoi Sarri. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2018, ora 09:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori