Sarri me dhimbje koke, ylli ekipit përfundon me paterica (VIDEO)


Lajm i keq për Mauricio Sarrin, pasi në finalen e Europa League kundër Arsenalit në Baku nuk do të ketë një nga lojtarët më të rëndësishëm të mesfushën. Ruben Loftus-Cheek është dëmtuar në një miqësore të veçantë që Chelsea zhvilloi në Shtetet e bashkuara të Amerikës.

Gjatë fitores 3-0 ndaj New England Revolution (miqësore e organizuar për të mbledhur fonde për luftën kundër semitizmit dhe diskriminimit, e gjitha në emër fushatës të quajtur ‘Final Whistle on Hate’) Loftus-Cheek u dëmtua dhe u pa të dilte nga dhomat e zhveshjes me paterica.

Mesfushori i Chelsea ka probleme me tendinën e Akilit dhe stafi mjekësor do të shohë me kujdes gjendjen e tij. Shanset janë të pakta të bëhet për ndeshjen me Arsenalin. Rreziku është i madh që Loftus-Cheek të humbasë edhe fazën përgatitore dhe të rikthehet vetëm në muajin gusht. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2019, ora 18:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori