Sarri: Mendoj se e merituam fitoren
Chelsea ka fituar me ndihmën e arbitrave ndeshjen ndaj Cardiff. Ishte një sfidë me incidente dhe një gabim trashanik i anësorit vendosi takimin.

Gjatë ndeshjes trajneri i The Blues Maurizio Sarri është fërshëllyer nga tifozët, të cilët kanë kërkuar shkarkimin e tij.

Në fund të takimit, ky ishte reagimi i tij: "Ata do të jenë të pakënaqur me rezultatin. Është e kuptueshme. Po mësohem me këtë gjë.

Pas ndeshjes me Everton, kemi qenë pak nervozë. Nuk luajtëm mirë në pjesën e parë dhe pësuam një gol idiot.

Në fund, mendoj se e merituam fitoren. Nuk e di nëse goli ishte pozicion jashtë loje. Më duhet ta shoh. Mbase ndonjëherë mund të jetë fati në krahun tonë." /albeu.com/

Shtuar më 31/03/2019, ora 18:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori