Sarri merr me vete Jorginhon te Juventusi
Jorginho është i gatshëm të largohet nga Chelsea për të ndjekur Maurizio Sarrin te Juventusi.

Sarri pritet të prezantohet sot te "Zonja e Vjetër" dhe një ndër objektivat është edhe mesfushori që një vit më parë i kushtoi Chelseas 20 milionë sterlina.

Agjenti i lojtarit, Joao Santos ka pranuar se është i gatshëm të negocioj nëse ka një interesim me drejtuesit e "Zonjës së Vjetër".

"Chelsea ka një kontratë 4-vjeçare me Jorginhon. Do të presim disa ditë për të kuptuar nëse ka ndonjë të vërtetë në këtë interes", tha fillimisht ai.

"E kaluara e tij në Napoli nuk do të jetë një problem, sepse Jorginho është një profesionist.

"Tani për tani, Jorginho është i lumtur në Chelsea. Ai gjeti një atmosferë të mrekullueshme dhe nuk mund të themi se do të donte të shkonte diku tjetër, por gjithçka mund të ndodhë në tregun e transferimeve. Ne do të presim dhe do të shohim … ", përfundoi Jorginho.
Shtuar më 20/06/2019, ora 13:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori