Sarri merr me vete legjendën Gianfranco Zola te Juventusi
Asistenti Gianfranco Zola do të largohet këtë verë nga skuadra e Chelseat.

Italiani që ka shërbyer si asistent i trajnerit Maurizio Sarri, pritet të zyrtarizohet së shpejti te Juventusi së bashku me Sarrin, raporton Sky Sports.

52 vjeçari për herë të parë punoi si trajner te Chelsea, ekipi ku kishte bërë karrierë si futbollist nga viti 1996 deri më 2003.

Dyshja italiane Sarri-Zola arritën triumf në Ligën e Europës pasi mposhtën Arsenalin në finale.
Shtuar më 16/06/2019, ora 13:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori