Sarri: Na duhet një sulmues tjetër
Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, ka thënë se skuadrës së tij i duhet edhe një sulmues, ndërsa vazhdojnë të jenë të lidhur me Gonzalo Higuainin.

“Klubi e di opinionin tim. Besoj se duhet diçka tjetër për karakteristikat që i kemi. Kjo varet nga bordi, jo nga unë”, tha fillimisht Sarri.

“Unë duhet të mendoj për përgjegjësit e mia në stërvitje. Duhet të provoj të përmirësoj lojtarët në fazën sulmuese”.

“Ne luajmë shumë mirë në 80 metra, por na mungon dicka në 20 metrat e fundit”.

“Duhet të provojmë ta zgjedhim problemin. Ne e kemi pasur kontrollin në çdo ndeshje, por nuk po e kemi të lehtë të shënojmë gol”, ka thënë Sarri pas barazimit pa gola ndaj Southamptonit. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2019, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori