Sarri nënshkroi me Juventusin, Conte mbetet më i paguari në Itali
Me zyrtarizimin e Maurizio Sarrit te Juventusi, tashmë mbetet vetëm trajneri i Milanit për t’u zyrtarizuar, edhe pse de facto do të jetë Marco Giampaolo.

Kontrata e trajnerit që është liruar nga Sampdoria pritet të jetë 2,5 mln eurosezon për tre vitet e ardhshme.

Sakaq, kontrata e Sarrit do të jetë deri në vitin 2022 me 6,5 mln eurosezon, përfshirë edhe bonuset. Ancelotti, trajneri i Napolit, fiton 5 mln eurosezon, ndërsa Fonseca i Romas 3 mln eurosezon.

Kështu, Antonio Conte, trajneri i Interit, vendos rekordin: 10 mln eurosezon përfshirë edhe bonuset.

Një rrogë që kurrë në Serie A nuk është dhënë dhe një tendencë e re: pas shumë vitesh, Interi paguan një trajner më shumë se kushdo, edhe se Juventusi, që kishte Allegrin më të paguarin me 7,5 mln eurosezon.
Shtuar më 16/06/2019, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori