Sarri ngre në qiell Ronaldon para debutimit tek Juventusi
Maurizio Sarri do të bëjë debutimin me Juventusin në Serie A.

Tekniku italian humbi dy përballjet e para për shkak të problemeve shëndetësore në mushkri.

Sarri në paraqitjen e sotme para gazetarëve ka folur për rolin e Cristiano Ronaldos në ekipin e Juventusit.

Cristiano Ronaldo është i përcaktuar ta bëjë dallimin, është më i mirë në botë dhe duhet të lihet i lirë të veprojë në fushë. Ata që janë afër tij duhet ta ndihmojnë që ai të realizojë sa më shumë gola”, deklaroi Sarri në konferencë për media.

Kujtojmë që ditën e shtunë në orën 15:00 Juventusi pret Fiorentinën në ndeshjen e vlefshme për javën e 3-të në Serie A.
Shtuar më 13/09/2019, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori