Sarri nis sulmin për Hakimin, mbrojtësi kushton 40 milion euro
Achraf Hakimi shpreson që në fund të sezonit të rikthehet në Madrid, por vështirë se do të gjejë vend në formacionin e Zinedine Zidane, teksanë krahun e djathtë të mbrojtjes, klubi dhe trajneri i besojnë Dani Carvajalit.

Për këtë arsye klube të shumta kanë nisur punën për të mundësuar transferimin e Hakimit.

I fundit që është futur në garë është Juventusi që kërkon të marrë mbrojtësin për krahun e djathtë.

De Siglio dhe Danilo nuk bindin në atë krah, e këtë sezon trajneri Maurizio Sarri më shumë i ka besuar Juan Cuadrados.

Jvuentis pritet të nisin bisedimet me Real Madridin për mbrojtësin, kartoni i të cilit vlerësohet rreth 40 milionë euro.
Shtuar më 26/03/2020, ora 23:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori