Sarri një hap larg shkarkimit, sfida ndaj Manchester City-t vendimtare
Maurizio Sarrit është pranë shkarkimit nga stoli i Chelsea-t, teksa e përditshmja angleze, Daily Mail, raporton se bordi i Chelseat i është dorëzuar faktit që ata do të duhet ta zëvendësojnë italianin.

Tifozët kanë mbetur të pakënaqur me rezultat e fundit, përfshirë këtu pesë disfata nga dhjetë ndeshjet e fundit dhe lojtarët janë duke e humbur besimin se Sarri mund ta përmirësojë formën e tyre.

Nëse Chelsea pëson disfatë ndaj Malmos, Manchester Cityt në finalen e Carabao Cup apo ndaj Tottenhamin, Sarri do të shkarkohet dhe në vend të tij do të emërohet Gianfranco Zola, i cili tani është ndihmëstrajner.

Sarri i ka vetëm gjashtë ditë kohë për t’i kthyer lojtarët e tij në formën më të mirë para finales së Carabao Cup, ku do të ndeshen me Manchester Cityn. Kjo ndeshje mund të jetë vendimtarë për të ardhmen e Sarrit në Stamford Bridge.



Shtuar më 20/02/2019, ora 09:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori