Sarri: Një mik më tha nëse ti dhe Allegri bëheni trajnerë, çdokush mundet
Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, ka zbuluar detaje nga takimi i tij i parë me Massimiliano Allegrin në fillim të karrierave të tyre si trajnerë dhe sesi një mik i tij i kishte thënë se, nëse kjo dyshe do kishte sukses, atëherë çdokush do të mundë të bëhej trajner.

Takimi i tyre i parë ndodh në Serie C2 më 16 nëntor të vitit 2003, me vetëm 1.400 tifozë në stadium, shkuran Gazeta Express.

Sangiovannese e Sarrit ishte nikoqire e Aglianeses së Allegrit në një barazim pa gola, por 15 vjet më pas, të dy këta trajnerë e kanë Juventusin në CV-në e tyre.

“Askush nuk na besonte në atë kohë. Ndeshja përfundoi 0:0, pa gola, pa goditje në portë”, tha Sarri.

“Pas ndeshjes, një mik më tha: ‘Nëse ju dy jeni trajnerë, atëherë çdokush mund të jetë’. Shpresoj dhe besoj se ende ekziston diçka nga ai Sarri në mua. Fryma është e njëjtë, nuk e kam ndryshuar mënyrën sesi i qasem futbollit”.
Shtuar më 24/12/2019, ora 16:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori