Sarri nuk i ndahet Higuainit, kontakton Juventusin
Gonzalo Higuain kërkon më cdo kusht që ti bashkohet Maurico Sarrit te Chelsea, dhe tashmë nuk ekziston më as më i vogli dyshim.

Dëshira e sulmuesit argjentinas për të punuar sërish me ish-trajnerin e tij Maurizio Sarri është shumë e madhe aq sa El Pipita kërkon me çdo kusht largimin nga Milani që në merkaton e dimrit.

Sipas asaj që raporton gazeta prestigjoze angleze "Daily Telegraph" kanë nisur bisedimet mes Chelsea-it dhe Juventusit, klubit që zotëron kartonin e Higuain.

Blutë e Londrës duan të marrin 31-vjeçarin në formë huazimi me të drejtë blerjeje, ndërkohë që bardhezinjtë duan ta shesin në mënyrë përfundimtare.
J
ava e ardhshme pritet të jetë vendimtare për Higuainin, i cili me shumë mundësi do largohet nga Italia pas 6 vitesh teksa u aktivizua me Napolin, Juventusin dhe me Milanin që po i jep lamtumirën vetëm pas 6 muajsh. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2019, ora 12:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori