Sarri: Nuk jemi gati të luajmë me treshen Ronaldo-Huguain-Dybala
Maurizio Sarrit i pëlqen ideja që një ditë të luajë me treshen sulmuese, Ronaldo-Dybala-Higuain.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Bajer Leverkusen, tekniku i Juventusit, thotë se për momentin nuk është gati për një treshe të tillë sulmuese, pasi kjo sipas tij, do të ndikonte në ekuilibrin e ekipit.

"Është diçka interesante të luajmë me Cristiano, Dybala e Higuain nga fillimi, por për momentin nuk jemi ende gati. Mendoj se ky ndryshim taktik do të ishte i mirë por do të kërkojë kohë", u shpreh Sarri.

Juve do të zhvillojë ndeshjen e parë në Champions League në shtëpi të martën në orën 21:00.
Shtuar më 30/09/2019, ora 17:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori