Sarri përfundon nën akuza për shkak se po “djeg” yllin e skuadrës
Trajneri i skuadrësChelsea, Mauricio Sarri ka përfunduar nën akuza për shkak se po “djeg” talentin e skuadrës Ruben Loftus-Cheek. Një ndër to që kritikojnë Sarrin është Peter Crouch.

“Si mund të ndodhë një gjë e tillë? Problemi është se Loftus-Cheek është një i ri që vjen nga ekipi i moshave dhe kjo ka bërë që të mos marrë rëndësinë e duhur. Nëse do të ishte një blerje e re, i marrë nga Chelsea për 35 milionë sterlina (40 milionë euro), do të luante më shumë”, tha Crouch. /albeu.com/
Shtuar më 27/10/2018, ora 16:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori