Sarri pranë firmës me Juven, viziton zyrat e merkatos
Ndërkohë që ditët kalojnë, rriten gjithnjë e më shumë kuotat e Maurizio Sarrit, në garën për të qenë trajneri i ardhshëm i Juventusit, pasi bardhezinjtë vendosën të largojnë Massimiliano Allegrin, pas plot 5 vitesh të suksesshme.

Vetëm pak ditë më parë, Sarri fitoi trofeun e parë të karrierës, Ligën e Europës me Chelsean, pasi "blutë e Londrës" mposhtën me rezultatin 4-1 Arsenalin, ndërsa tashmë pritet që ish trajneri i Napolit të nënshkruajë me bardhezinjtë.

E përditshmja italiane "Repubblica" njoftoi mbrëmjen e sotme në versionin e saj online, se ish trajneri i Napolit, Maurizio Sarri ka mbërritur në Milano dhe është parë të futet në Palazzo Parigi, aty ku janë edhe zyrat e klubit të Juventusit dhe nënshkruhen shumica e marrëveshjeve të merkatos.

Nëse ky lajm do të konfirmohet, atëherë gjatë javës së ardhshme do të mund të vijë edhe zyrtarizimi i Maurizio Sarrit në stolin e Juventusit, që këtë herë ka si synim triumfin në Europë, pasi në Itali duket "i velur".
Shtuar më 02/06/2019, ora 08:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori