Sarri pranon gabimin: Atë lojtar nuk duhet ta kisha aktivizuar
Chelsea siguroi një fitore fantastike 3-0 përballë Watford ku mbi të gjitha i siguroi një vendin e 3 "bluve të londrës".

Por pas këtij lajmi të mirë për skuadrën e Chelsea ka ardh edhe një lajm i keq, mesfushori Kante i cili doli pas vetëm 9 minutave lojë rrezikon të mos luajë në ndeshjen e kthimit përballë Eintracht Frankfurt në Europa League e cila përfundoi në barazimin 1-1 në fushën e gjermanëve.

"Bëra një gabim që e hodha në fushë ndaj Watford. Për një trajner është një rrezik të lërë në stol një lojtar si Kante, por ndonjëherë duhen marrë përsipër edhe risqe të tilla. Unë bëra një gabim. Mendoj se këtë javë nuk do ta kem në dispozicion. Shpresoj që të jetë gati për në finalen e Europa League në rast se ia dalim mbanë të kualifikohemi", tha trajneri Maurizio Sarri. /albeu.com/
Shtuar më 06/05/2019, ora 20:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori